☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.59 ▲1.69%
ARI 4,082 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,176 ▲ +0.59% ETH $2,353 ▲ +0.36% XRP $1.3268 ▲ +0.39% SOL $102.0600 ▲ +0.95%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

“Science”: Vitamina D gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës

– Një studim i ri sugjeron se marrja e dozave të larta të vitaminës D3, gjatë shtatzënisë, mund të lidhet me performancë më të mirë të kujtesës tek fëmijët deri në moshën 10 vjeç, sipas “Science”.

Hulumtimi u bazua në të dhënat e një prove klinike të kryer në Danimarkë, ku gratë shtatzëna morën ose një dozë standarde prej 400 IU vitaminë D3 në ditë, ose një dozë më të lartë prej 2,800 IU në ditë, duke filluar nga java e 24-t e shtatzënisë deri një javë pas lindjes.

Kur fëmijët u testuan në moshën 10-vjeçare, ata që ishin ekspozuar ndaj dozës më të lartë të vitaminës D3, gjatë shtatzënisë, shfaqën rezultate më të mira në kujtesën vizuale dhe verbale.

Studiuesit vunë re gjithashtu një përmirësim të mundshëm në fleksibilitetin njohës, por ky rezultat nuk mbeti i fortë pas analizave statistikore më të rrepta.

Autorët theksojnë se këto gjetje nuk nënkuptojnë që, gratë shtatzëna duhet të marrin vetë doza të larta të vitaminës D, pasi doza e duhur varet nga niveli i mungesës në trup dhe duhet përcaktuar nga mjeku.

Studimi mbështet idenë se shtatzënia mund të jetë një periudhë kritike, për zhvillimin e trurit të fëmijës.

Hulumtimi u krye nga një ekip studiuesish në Danimarkë, i udhëhequr nga Frederiksen et al., dhe u publikua fillimisht, në revistën shkencore “JAMA Network Open” (2026). /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.