☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Sekretarja e Jashtme britanike i bashkohet garës për kryeministër pas dorëheqjes së Johnson

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, iu bashkua të hënën garës për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Truss, e cila ka mbajtur poste ministrore në disa departamente qeveritare, duke përfshirë tregtinë, drejtësinë dhe thesarin, tha se do t’i ulë taksat dhe se do të mbajë një qëndrim të ashpër kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Johnson u detyrua të japë dorëheqje të enjten e kaluar, pasi Qeveria e tij u përfshi në një sërë skandalesh etike.

Rregullat për zgjedhjen e udhëheqësit të Partisë qeverisëse Konservatore, që më pas do të bëhet edhe kryeministër, do të bëhen publike sot.

Kryeministri i ri pritet të marrë postin deri në shtator.

“Nën udhëheqjen time, unë do të filloja t’i shkurtoja taksat nga dita e parë, për t’i ndihmuar njerëzit të përballojnë koston e jetesës”, shkroi Truss në Daily Telegraph.

Truss ka kryesuar vazhdimisht sondazhet e bëra nga ueb-faqja britanike, Conservative Home. Aktualisht janë edhe së paku dhjetë pretendentë që synojnë postin e kryeministrit britanik. Në fjalimin e dorëheqjes, Johnson ka thënë se është vullneti i Partisë së tij Konservatore që ai të largohet.

Përpara largimit të tij, gati 60 deputetë konservatorë të niveleve të ndryshme kanë dhënë dorëheqje brenda dy ditësh, duke vënë në pikëpyetje funksionimin normal të Qeverisë.

Ka pasur akuza se Johnson ka mashtruar publikun në lidhje me sjelljen e papërshtatshme seksuale të një ligjvënësi konservator, për të cilën është thënë se ka qenë në dijeni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.