Sëmundja e gjedhit, Ministria e Bujqësisë: Situata nën kontroll të plotë
Ministria e Bujqësisë e ka nën kontroll të plotë situatën e semundjeve të gjedhit qe preku në fillim të muajit gusht blegtorinë në disa zona të vendit.
Edi Ferro, drejtor i Veterinarisë në ministrinë së Bujqësisë, shprehet për median se, javën që vjen pritet të rishikohet urdhri për lejimin e therrjes së vicave nga ferma në thertore. Ndersa do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi urdhri për bllokimin e tregut të kafshëve të gjalla, deri në një fazë të dytë.
“Tregjet që plotësojnë kushtet higjenike do të hapen”, tha ai.
Sipas tij, fermerët e dëmtuar do të kompensohen me gjedhë dhe jo financiarish, dhe për këtë duhet të presin deri në vënien e sëmundjes nën kontroll të plotë.
Ferro tha se masat e Ministrisë së Bujqësisë rezultuan të suksesshme për neutralizimin e semundjes ne blegtori.