☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,652 ▼0.73%
DOW 52,831 ▼1.18%
NASDAQ 26,042 ▼1.1%
NAFTA 86.54 ▲2.55%
ARI 4,574 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,468 ▲ +6.14% ETH $2,313 ▲ +10.81% XRP $1.2497 ▲ +17.53% SOL $86.7700 ▲ +5.82%
S&P 500 7,652 ▼0.73 % DOW 52,831 ▼1.18 % NASDAQ 26,042 ▼1.1 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,574 ▲0.63 % S&P 500 7,652 ▼0.73 % DOW 52,831 ▼1.18 % NASDAQ 26,042 ▼1.1 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,574 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Senatorja amerikane: Investitorët në Kosovë kanë nevojë për një sistem të fuqishëm ligjor

Senatorja nga shteti i Iowas, Joni Ernst gjatë vizitës në Kosovë, ka thënë se investitorët potencial kanë nevojë për një sistem të fuqishëm ligjor. Ajo tha se partneriteti mund të lëviz përtej bashkëpunimit tashmë të fuqishëm ushtarak, duhet zgjeruar në edukim, zhvillim biznesi dhe në bujqësi.

Në vizitën e saj të fundit në Kosovë, Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joni Ernst, nga shteti i Iowas, shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, u takua me përfaqësuesit e bizneseve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Senatorja Ernst tha se është e lumtur të kthehet sërish në Kosovë për të diskutuar me zyrtarët e Kosovës se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë përkrahjen, por gjithashtu për mënyrat se si shteti i Iowas mund të zgjerojë rolin e saj në Kosovë përmes partneritetit afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

Ernst tha se shpreson që partneriteti do të mund të lëvizte përtej bashkëpunimit tashmë të fuqishëm ushtarak, duke u zgjeruar në edukim, zhvillim biznesi dhe në bujqësi.

”Ekzistojnë mënyra konkrete për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen e bizneseve në Kosovë. Është me rëndësi të synohen fushat me mundësi më të mëdha për bashkëpunimin e zgjeruar ndërmjet Iowas dhe Kosovës, siç është bujqësia”, tha Senatorja Ernst.

Duke folur për zhvillimin e fuqisë punëtore, ajo theksoi rëndësinë e programeve të kualifikimeve profesionale për nxënësit, si një alternativë ndaj titujve universitarë, duke përmendur suksesin e programeve të tilla në Iowa.

Ernst theksoi se si këto programe përgatisin të rinjtë për tregun e punës, duke krijuar ndërlidhje më të mirë ndërmjet zhvillimit të shkathtësive me nevojat e punëdhënësve.

Lidhur me klimën e investimeve në Kosovë, Senatorja Ernst tha se ka shumë njerëz të cilët do të kishin vullnet për të investuar dhe për t’u angazhuar në Kosovë, por investitorët kanë nevojë të sigurohen për një sistem të fuqishëm ligjor, të mbështetur nga respektimi i demonstruar për sundimin e ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.