⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,817 ▲0.67%
DOW 51,732 ▲0.98%
NASDAQ 27,383 ▲0.7%
NAFTA 91.07 ▼0.46%
ARI 4,226 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,496 ▲ +1.07% ETH $2,484 ▲ +1.19% XRP $1.3866 ▲ +1.43% SOL $109.3200 ▲ +0.37%
S&P 500 7,817 ▲0.67 % DOW 51,732 ▲0.98 % NASDAQ 27,383 ▲0.7 % NAFTA 91.07 ▼0.46 % ARI 4,226 ▲1.65 % S&P 500 7,817 ▲0.67 % DOW 51,732 ▲0.98 % NASDAQ 27,383 ▲0.7 % NAFTA 91.07 ▼0.46 % ARI 4,226 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, i mban disa orë në kufi

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Serbi tri deputeteve të Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku dhe Liza Gashi, të cilat po shkonin për t’i shprehur ngushëllime pas vdekjes së babait të saj.

Sipas Sinanit, deputetet shoqëroheshin nga ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, dhe Ragmi Mustafi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ajo ka bërë të ditur se delegacioni është mbajtur për disa orë në pikëkalimin kufitar në Depcë, ku më pas është njoftuar se nuk i lejohej hyrja në Preshevë.

Sinani ka treguar se, pas këtij vendimi, ajo së bashku me vëllezërit dhe familjarët e saj ka shkuar në territorin e Kosovës, ku është takuar me delegacionin dhe ka pranuar ngushëllimet.

Në reagimin e saj në Facebook, Sinani ka kritikuar autoritetet serbe, duke i akuzuar se kanë përfshirë politikën edhe në një vizitë me karakter personal dhe human.

“Pavarësisht se të njëjtit nuk kishin paraparë vizitë zyrtare në Preshevë, por vizita e tyre ishte për qëllime personale, aq më shumë ishte për qëllime humane e për të ruajtur një traditë tonën të përhershme për të ngushëlluar të afërmit në raste të vdekjes, Serbia vendosi paturpësisht ta përfshijë politikën edhe në këtë rast”, ka shkruar ajo.

Sinani ka bërë të ditur se deputetet i kanë përcjellë edhe ngushëllimet e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo e ka cilësuar rastin si diskriminues dhe ka thënë se, sipas saj, Serbia po e shfaq politikën e saj edhe në situata kur vizitat kanë për qëllim vetëm ndarjen e dhimbjes.

“Edhe në rrethana gati të pamundura nuk do t’ia dalin të ndajnë as koordinimin politik, e aq më pak lidhjen tonë shpirtërore”, ka deklaruar Sinani.

Në fund, kryetarja e Preshevës ka falënderuar deputetet dhe ambasadorin Jashari për gatishmërinë për të qenë pranë saj dhe familjes në këtë periudhë zie./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.