Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,321 ▲ +1.76% ETH $1,792 ▲ +2.56% XRP $1.1687 ▲ +2.39% SOL $81.7800 ▼ -0.67%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Kosova

Serbia vazhdon arrestimin e qytetarëve të Kosovës, thirrje mërgimtarëve ta shmangin kalimin

Mërgimtarët që do të kalojnë tranzit përmes Serbisë në rrugën për në shtëpitë e tyre, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë në vend, do të jenë në cak të shtetit serb. Pas arrestimit të Osman Selmanit, përsëritjen thirrjet që të shmanget kalimi përmes Serbisë.

Me akuza pothuajse të njëjta për tetë vite i ndaluan 15 kosovarë.

Me një korrik, u arrestua Osman Selmani, në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.

Ndonëse ky i fundit nuk ishte as ushtar i UÇK-së siç deklaruan institucionet atje, për të u caktuan 30 ditë paraburgim.

Organizata e Veteranëve të Luftës, të premten sqaroi se Selmani, nuk rezulton të ketë qenë pjesë e UÇK-së, derisa bëjnë thirrje për të shmangur kalimin përmes Serbisë.

“…këto arrestime që po bëhen në vazhdimësi me këto arrestime që s’u ndalën asnjëherë prej përfundimit të luftës sonë, andaj bëjmë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që të mos ta marrin këtë rrugë sepse tani është koha e pushimeve kur ata do të vijnë”, ka thënë Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Syla tha se qasja e Serbisë ndaj kosovarëve s’ka ndryshuar ndër vite.

E, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se mërgimtarët, numri i të cilëve rritet dukshëm gjatë korrikut e gushtit, mund të jenë cak i shtetit të Serbisë.

‘Shteti i Serbisë tanimë në fazën aktuale ku shumë qytetarë tanë, lëvizin të vijnë në Kosovë që përdorin territorin e Serbisë do të jenë target të strukturave të sigurisë të Serbisë të cilët kanë mbledhur të dhëna për persona që kanë kaluar më herët në territorin e Serbisë dhe kanë krijuar tanimë dosjet e tyre”, ka thënë Drizan Shala, ekspert i sigurisë.

Ndërkohë televizioni ka kërkuar provuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në lidhje me këtë çështje por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.