⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,675 ▼ -0.07% ETH $2,408 ▼ -1.14% XRP $1.2915 ▼ -1.36% SOL $103.2300 ▼ -1.77%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

SEUL – Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit Lindor

SEUL, 12 tetor /ATSH-DPA/- Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa të dyshuara balistike, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila citon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS), raketat u lëshuan në drejtim të Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë.

Raketat u lëshuan nga zona e Phenianit dhe përshkuan një distancë prej më shumë se 900 kilometrash, raportoi Yonhap.

“Ushtria e Koresë së Jugut ka shtuar mbikëqyrjen për t’u përgatitur për lëshime të tjera të mundshme dhe po ruan gatishmërinë e plotë, ndërsa shkëmben nga afër informacion me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë“, deklaroi JCS.

Ministria japoneze e Mbrojtjes bëri të ditur se raketat besohet të kenë rënë në det, jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Koreja e Veriut kishte lëshuar të paktën një raketë balistike në të njëjtin drejtim edhe më 3 tetor.

Ekspertët vlerësojnë se këto prova synojnë zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake dhe demonstrimin e fuqisë. Koreja e Veriut është e ndaluar, në bazë të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të lëshojë raketa balistike. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.