☁️
Tiranë 24°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,624 ▼0.19%
DOW 51,561 ▼0.42%
NASDAQ 26,396 ▼0.09%
NAFTA 95.87 ▼1.4%
ARI 4,422 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,602 ▲ +4.85% ETH $2,587 ▲ +4.73% XRP $1.3825 ▲ +5.88% SOL $112.0300 ▲ +9.97%
S&P 500 7,624 ▼0.19 % DOW 51,561 ▼0.42 % NASDAQ 26,396 ▼0.09 % NAFTA 95.87 ▼1.4 % ARI 4,422 ▲0.51 % S&P 500 7,624 ▼0.19 % DOW 51,561 ▼0.42 % NASDAQ 26,396 ▼0.09 % NAFTA 95.87 ▼1.4 % ARI 4,422 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Bota

SEUL – Lee: Trump kërkon qartësisht dialog me Korenë e Veriut

SEUL, 18 shtator /ATSH-AFP/- Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, deklaroi sot se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron qartësisht të rifillojë dialogun me Korenë e Veriut dhe se Seuli po përpiqet të krijojë kushtet për një takim të ri mes Uashingtonit dhe Phenianit.

Presidenti Trump ka deklaruar se synon të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, më vonë gjatë këtij viti.

Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme që të ketë marrëdhënie të mira me Kim, duke përmendur edhe arsenalin bërthamor të Phenianit.

Lee tha se është “e qartë” që Trump dëshiron dialog dhe se edhe ai po e nxit presidentin amerikan të angazhohet në bisedime.

Sipas tij, Koreja e Jugut po zhvillon përpjekje paraprake koordinimi për të lehtësuar një dialog të mundshëm SHBA-Kore e Veriut.

Presidenti koreano-jugor pranoi se një takim i ri mes Trump dhe Kim mbetet i vështirë, por sipas tij nuk është i pamundur.

Ai theksoi se Seuli duhet të bëjë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi në një proces real diplomatik.

Ndërkohë, manovrat ushtarake vjetore SHBA-Kore e Jugut, “Ulchi Freedom Shield”, u zhvilluan muajin e kaluar në një format më të kufizuar, pas kërkesës së presidentit Trump për reduktimin e tyre.

Kjo ka ngritur shqetësime në Seul se Koreja e Jugut mund të ketë një rol më të kufizuar në negociatat e ardhshme për programin bërthamor të Phenianit.

Lee foli gjithashtu për negociatat ekonomike me SHBA-në, ku Koreja e Jugut ka marrë përsipër investime prej 350 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai i përshkroi bisedimet si komplekse dhe të vështira, duke thënë se disa prej kushteve të propozuara ishin të vështira për t’u pranuar nga Seuli.

Në lidhje me luftën në Iran, Lee deklaroi qartë se Koreja e Jugut nuk do të dërgojë trupa apo mjete ushtarake për ndërhyrje në konflikt.

“Seuli do të ndërmarrë vetëm aktivitetet minimale të nevojshme për mbrojtjen e anijeve tregtare koreano-jugore dhe rrugëve të furnizimit me naftë”. tha Lee.

Deklarata erdhi pas raportimeve se Seuli po shqyrtonte mundësinë e një dislokimi në Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Presidenti Lee përsëriti se Koreja e Jugut do të vazhdojë të respektojë parimin e mosangazhimit dhe mosndërhyrjes ushtarake në luftë.

SHBA-ja ka rreth 28.500 trupa të dislokuara në Korenë e Jugut për të mbështetur mbrojtjen e vendit përballë Koresë së Veriut.

Ndërkohë, kritikat e përsëritura të Trump ndaj aleancave tradicionale amerikane kanë shtuar diskutimet mbi të ardhmen e angazhimeve të Uashingtonit për sigurinë në Azinë Lindore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.