☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.33 ▲0.02%
ARI 3,737 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,739 ▼ -0.69% ETH $1,804 ▲ +0.25% XRP $0.9826 ▼ -0.9% SOL $74.4900 ▲ +0.12%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.33 ▲0.02 % ARI 3,737 ▼0.13 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.33 ▲0.02 % ARI 3,737 ▼0.13 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Demokratët sigurojnë 56 vende në Senat pas fitores në Alaskë

UASHINGTON, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Demokratja Mary Peltola ka mundur senatorin republikan në detyrë, Dan Sullivan në garën e ngushtë për një vend në Senatin amerikan në Alaskë, sipas projeksioneve të publikuara dje në mbrëmje nga rrjetet televizive amerikane “CBS News” dhe “NBC News”.

Rezultatet e parashikuara, që vijnë dy javë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, nënkuptojnë se tashmë janë përcaktuar fituesit në të gjitha garat për Senatin.

Duke nisur nga janari, demokratët pritet të kenë 56 nga 100 vendet e kësaj dhome të Kongresit amerikan, kundrejt 44 vendeve të republikanëve.

Peltola, e lindur në Alaskë, e përfaqësoi më parë këtë shtet në Dhomën e Përfaqësuesve deri në vitin 2025, duke u bërë personi i parë me prejardhje nga popullsia vendase e Alaskës që zgjidhej në Kongres. Tashmë ajo pritet të bëhet gjithashtu, personi i parë nga kjo popullsi që do të shërbejë në Senat.

Gara u shoqërua me polemika për shkak të kandidimit të dy personave me emra pothuajse identikë: senatorit në detyrë Dan S. Sullivan dhe kandidatit të ri në politikë Dan J. Sullivan.

Republikanët akuzuan demokratët se kishin nxitur kandidimin e Sullivan-it të dytë, për të ngatërruar votuesit dhe për të dëmtuar shanset e senatorit në detyrë.

Administrata Trump ngriti një padi lidhur me këtë çështje, por një gjykatës federal e rrëzoi atë para zgjedhjeve.

Alaska është shteti më verior dhe më pak i populluar i SHBA-së, me më pak se 800 mijë banorë. Ky shtet ka votuar për republikanët në çdo zgjedhje presidenciale që prej vitit 1968. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.