🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Një gjykatë pezullon përkohësisht rregullat e reja të vizave për studentët dhe gazetarët

UASHINGTON, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bllokuar përkohësisht zbatimin e rregullave të reja që kufizojnë kohën e qëndrimit të studentëve dhe gazetarëve të huaj në vend.

Gjykatësi federal F. Dennis Saylor nxori një urdhër paraprak që ndalon Departamentin e Sigurisë Kombëtare të zbatojë ndryshimet e planifikuara në sistemin e vizave.

Megjithatë, procesi gjyqësor vazhdon dhe vendimi përfundimtar për këtë politikë ende nuk është marrë.

Padia u ngrit nga një koalicion presidentësh universitetesh, organizatash arsimore dhe sindikatash që mbrojnë interesat e studentëve të huaj. Ata kundërshtojnë kufizimet e propozuara nga administrata e Donald Trump.

Sipas planit të administratës, studentët dhe vizitorët e programeve të shkëmbimit do të mund të qëndronin në SHBA për një periudhë maksimale prej katër vitesh. Ndërkohë, gazetarët e huaj do të lejoheshin të qëndronin deri në 240 ditë në një periudhë të caktuar.

Në të dyja rastet, zgjatja e qëndrimit do të ishte e mundur pa qenë e nevojshme që personat të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Megjithatë, këto ndryshime do të zëvendësonin sistemin aktual, i cili u lejon mbajtësve të vizave F, J dhe I të qëndrojnë për aq kohë sa ruajnë statusin e tyre të ligjshëm.

Në praktikë, studentët zakonisht mund të qëndrojnë gjatë gjithë periudhës së studimeve, ndërsa gazetarët mund të qëndrojnë për sa kohë vazhdojnë të punojnë në të njëjtin rol dhe për të njëjtin punëdhënës.

Në vendimin e tij, gjykatësi Saylor kritikoi Departamentin e Sigurisë Kombëtare për mungesën e një analize bindëse të kostove dhe përfitimeve të ndryshimeve.

Ai tha gjithashtu se departamenti nuk kishte shqyrtuar seriozisht alternativat dhe nuk kishte shpjeguar në mënyrë të mjaftueshme pse ato ishin refuzuar.

Gjykatësi vuri në dyshim edhe kufirin katërvjeçar, duke theksuar se studimet universitare zgjasin mesatarisht nga 5,7 deri në 7,3 vjet.

Ai sfidoi gjithashtu argumentet e sigurisë kombëtare, duke vënë në dukje se një student i huaj që do të fotografonte baza ushtarake mund ta bënte këtë edhe brenda katër viteve ose gjatë një qëndrimi gjashtëmujor me vizë turistike B-1.

Pezullimi i përkohshëm do të thotë se rregullat e reja nuk mund të zbatohen sipas planit, ndërsa gjykata shqyrton më tej ligjshmërinë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.