☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.21 ▼2.47%
ARI 4,407 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,448 ▼ -0.12% ETH $1,888 ▲ +0.27% XRP $1.0079 ▲ +0.1% SOL $76.1800 ▲ +0.67%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.21 ▼2.47 % ARI 4,407 ▼1.35 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.21 ▼2.47 % ARI 4,407 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA – Pentagoni rishikon strategjinë bërthamore

UASHINGTON, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara po rishikojnë aktualisht strategjinë e tyre bërthamore, bëri të ditur sot Elbridge Colby, nënsekretar i Mbrojtjes në Pentagon, gjatë një konference me gazetarët.

Sipas transkriptit të konferencës, Colby e përshkroi procesin si “një rishikim relativisht të kufizuar”, i cili lidhet më shumë me një skenar specifik të mundshëm të përdorimit të armëve bërthamore.

“Natyrisht, qëllimi këtu, dhe këtë e theksoj, është ruajtja e parandalimit dhe e stabilitetit”, tha ai.

Colby theksoi gjithashtu se ushtria amerikane ishte organizuar më parë në mënyrë të tillë që të mund të kryente “operacione për ndryshimin e regjimeve”.

Sipas tij, tani ajo po orientohen drejt një “funksioni mbrojtës të parandalimit”, me fokus te mbrojtja e integritetit territorial të aleatëve të Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, NBC News raportoi se Colby po punon aktualisht për një strategji të re bërthamore, e cila përfshin edhe mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike me rreze më të shkurtër në rast të një lufte rajonale me Kinën ose Rusinë.

Televizioni amerikan e bazoi raportimin në informacionet e pesë personave të njohur me planet.

Bëhet fjalë konkretisht për skenarë të luftërave rajonale në të cilat aleatët e SHBA-së mund të kërcënohen ose të sulmohen nga njëra prej këtyre dy fuqive.

“SHBA-ja beson se ka nevojë për opsione bërthamore të besueshme”, citoi NBC News një zyrtar të lartë të Pentagonit.

Sipas të njëjtit zyrtar, nëse Uashingtoni dëshiron një parandalim të besueshëm të zgjeruar, udhëheqjes politike të vendit duhet t’i ofrohen kapacitete bërthamore që mund të përdoren realisht në një konflikt.

Megjithatë, kur u pyet për këto raportime, Colby theksoi se SHBA-ja nuk po synon t’u japë një rëndësi më të madhe armëve bërthamore me rreze më të shkurtër.

Armët bërthamore taktike janë të konceptuara për përdorim të kufizuar kundër kundërshtarëve gjatë një konflikti në zhvillim.

Ato mund të kenë një fuqi shpërthyese më të ulët se armët bërthamore strategjike dhe përgjithësisht janë të projektuara për t’u përdorur nga sisteme me rreze të shkurtër ose të mesme.

Megjithatë, ekspertët dhe kritikët paralajmërojnë se çdo përdorim i armëve bërthamore në një konflikt me një shtet tjetër që posedon armë bërthamore mbart rrezikun e një përshkallëzimi të pakontrollueshëm.

Një përdorim fillestar i kufizuar mund të shkaktojë reagime të njëpasnjëshme dhe ta shndërrojë një konflikt rajonal në një përballje shumë më të gjerë mes fuqive bërthamore. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.