⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump kërkon ndjekjen penale të përgjegjësve për vdekjen e protestuesve në Iran

UASHINGTON, 31 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi sot që personat përgjegjës për vdekjen e protestuesve në Iran të ndiqen penalisht.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkroi se përgjegjësit duhet të gjykohen për krime lufte kundër njerëzimit.

Ai pretendoi se numri i të vrarëve ka kaluar 100 mijë persona.

Megjithatë, kjo shifër ndryshon ndjeshëm nga të dhënat zyrtare dhe vlerësimet e bëra deri tani, për numrin e protestuesve të vrarë në Iran, të cilat janë dukshëm më të ulëta.

Trump nuk përcaktoi se në cilën gjykatë duhet të zhvillohen proceset gjyqësore.

SHBA-ja nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN/ICC) në Hagë, ndërsa administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj kësaj gjykate.

Në një tjetër postim, Trump e cilësoi Iranin si një “shtet të dështuar”, duke pretenduar se vendi nuk ka më marinë apo forcë ajrore funksionale, se nuk ka valutë të qëndrueshme, se ushtarët dhe policia nuk paguhen dhe se inflacioni ka arritur në 300%.

Ai gjithashtu tha se udhëheqja iraniane është në kaos dhe e paaftë të përfaqësojë siç duhet vendin.

Protestat mbarëkombëtare në Iran nisën në fund të dhjetorit 2025, fillimisht të nxitura nga kriza e rëndë ekonomike dhe rënia e menjëhershme e vlerës së rialit, monedhës iraniane.

Trazirat u përshkallëzuan më 8 dhe 9 janar 2026, kur protestat u përhapën në qytetet kryesore të vendit.

Forcat e sigurisë reaguan me forcë ndaj protestuesve.

Më 28 shkurt 2026, forcat amerikane dhe izraelite nisën sulme ndaj Iranit, duke shkaktuar më pas edhe sulme hakmarrëse iraniane në të gjithë rajonin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.