SHBA- Vijon kaosi në trafikun ajror, 1 421 fluturime të anuluara sot
UASHINGTON, 15 nëntor /ATSH – ANSA/ – Ka vijuar kaosi në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara, ku numri i fluturimeve të brendshme të anuluara, në mbërritje dhe në nisje, ka arritur në 1 421 gjatë ditës së sotme.
Sipas të dhënave të platformës FlightAware, që monitoron trafikun ajror, shifra është pothuajse dyfishi i 760 anulimeve të parashikuara mbrëmjen e së shtunës.
Ndërkohë, kompanitë ajrore po vijojnë përpjekjet për të përballuar vonesat e krijuara pas ndërprerjes prej gati pesë orësh të fluturimeve në shkallë kombëtare, të premten, për shkak të problemeve në sistemet e komunikimit.
Administratori i Administratës Federale të Aviacionit (FAA), Bryan Bedford, deklaroi të shtunën se pret që kompanitë ajrore të rikthehen në funksionimin e plotë deri të dielën në mbrëmje.
Sipas të dhënave, të shtunën u anuluan gjithsej 6 692 fluturime, ndërsa të premten numri i tyre arriti në 9 201.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.