☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.56 ▲0.79%
ARI 4,006 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,833 ▼ -0.61% ETH $2,313 ▼ -0.68% XRP $1.3000 ▲ +0.79% SOL $99.8900 ▼ -1.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.56 ▲0.79 % ARI 4,006 ▼0.8 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.56 ▲0.79 % ARI 4,006 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Shefja e BE-së: Nuk ka marrëveshje për murin në veri

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë sot se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje rreth çështjes së murit në veri të Mitrovicës, dhe se diskutimet ende vazhdojnë.

Sot në mëngjes u raportua se një marrëveshje për murin ishte arritur gjatë vikendit mes Mustafës, Apostolovës dhe Rakiqit. Dhe se muri do të hiqej nga vetë serbët, me arsyen e rrezikut që paraqet për vetë banorët e veriut dhe për sigurinë e tyre publike në rast të, shembull, ndonjë fatkeqësie.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Apostolova ka shkruar se do të ishte e lumtur nëse një marrëveshje për murin në Mitrovicë do të ekzistonte, transmeton Express.

“[Do] të isha e lumtur sikur të kishim një marrëveshje për murin në Mitrovicë, por nuk është kështu”, ka shkruar ajo.

Ajo shpreson se një zgjidhje do të gjendet për këtë çështje.

“Diskutimet vazhdojnë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt”, ka shtuar ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.