Shembjet e shtëpive, qeveria dëmshpërblim për banorët e fshatrave Zharrëz, Dukas dhe Marinëz
Qeveria ka vendosur që Bashkia Patos dhe Bashkia Roskovec të kenë një shtesë fondi prej 175 165 885 lekësh për dëmshpërblimin e 72 familjeve shtëpitë e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshtrat Zharrëz, Dukas dhe Marinëz.
Përkatësisht Bashkisë Patos i akordohen 172 868 638 lekë për dëmshpërblimin e 71 familjeve shtëpitë e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshtrat Zharrëz dhe Dukas.
Ndërsa bashkisë Roskovec i akordohen 2 297 247 për dëmshpërblimin e 1 familjeje, shtëpia e së cilës është shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatin Marinëz.
Fondi i përgjithshëm prej 175 165 885 lekësh përbëhet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit në masën prej 73 992 071 lekë dhe nga Bankers Petroleum në masën prej 101 173 814 lekë.