Kronika
Vidhet vila e deputetit Ristani në Gjirin e Lalzit
Është vjedhur me thyerje gjatë orëve të natës vila e deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani, në zonën e Gjirit të Lalzit.
Policia e Durrësit njoftoi se nga specialistët për krimet në komisariatin e policisë së Shijakut po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vila e deputetit Ristani ndodhet brenda kompleksit turistik “Lura” dhe policia bën të ditur se kompleksi ruhet 24 orë në 24 nga roje private.