☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.84 ▼0.96%
ARI 3,767 ▼2.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,209 ▼ -0.42% ETH $1,799 ▼ -0.56% XRP $0.9882 ▲ +2.36% SOL $74.5400 ▲ +2.03%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.84 ▼0.96 % ARI 3,767 ▼2.52 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.84 ▼0.96 % ARI 3,767 ▼2.52 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kronika

Të infektuarit me malarie në Shqipëri, reagon ISHP: Raste sporadike të importuara

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) informon se malaria vijon të mos përbëjë një sëmundje me transmetim endemik në Shqipëri. Rastet e evidentuara ndër vite kanë qenë sporadike dhe të importuara, si rezultat i ekspozimit ndaj infeksionit në vende ku malaria është endemike.

Rasti i fundit i raportuar është trajtuar në kohë dhe në përputhje me protokollet përkatëse mjekësore, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare „Nënë Tereza”. Pas marrjes së trajtimit dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, pacienti ka dalë nga spitali dhe aktualisht paraqitet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Situata epidemiologjike në Shqipëri

Sipas të dhënave të Sistemit Elektronik të Sëmundjeve Infektive (SISI), gjatë periudhës 2022–2026 në Shqipëri janë raportuar gjithsej 12 raste me malarie, të shpërndara si më poshtë:

Viti Numri i rasteve

Gjithsej 12

Të gjitha rastet e raportuara gjatë kësaj periudhe janë klasifikuar si raste të importuara, me ekspozim ndaj infeksionit jashtë territorit të Shqipërisë. Gjatë pesë viteve të fundit nuk është evidentuar asnjë rast i transmetimit autokton të malaries në vendin tonë.

Në kuadër të vlerësimit të situatës, një ekip multidisiplinar i Institutit të Shëndetit Publik, me specialistë nga sektorët e Epidemiologjisë, Entomologjisë dhe Shëndetit në Punë, po kryen vlerësimin përkatës epidemiologjik dhe entomologjik në terren.

ISHP vijon të monitorojë situatën përmes sistemit të survejancës epidemiologjike dhe bashkëpunimit me strukturat shëndetësore, me qëllim identifikimin dhe trajtimin në kohë të çdo rasti.

Instituti i Shëndetit Publik thekson se rastet e malaries të raportuara në Shqipëri janë sporadike dhe të importuara. Nuk ka evidencë të transmetimit të malaries brenda vendit. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse të shëndetit publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.