🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,470 ▲0.43%
DOW 52,441 ▲0.45%
NASDAQ 25,272 ▲0.6%
NAFTA 84.68 ▲1.3%
ARI 4,102 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,922 ▼ -3% ETH $1,867 ▼ -2.89% XRP $1.0620 ▼ -2.52% SOL $73.2200 ▼ -1.98%
S&P 500 7,470 ▲0.43 % DOW 52,441 ▲0.45 % NASDAQ 25,272 ▲0.6 % NAFTA 84.68 ▲1.3 % ARI 4,102 ▼1.4 % S&P 500 7,470 ▲0.43 % DOW 52,441 ▲0.45 % NASDAQ 25,272 ▲0.6 % NAFTA 84.68 ▲1.3 % ARI 4,102 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kronika

Sherr me sende të forta mes disa personave në Tepelenë, tre të plagosur. Autorët në kërkim

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me disa persona të tjerë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Tepelenës. Sipas raportimeve nga policia, të plagosur kanë mbetur A. B., 39 vjeç, E. B., 41 vjeç, vëllezër, dhe M. B., 46 vjeç, djali i xhaxhait të dy shtetasve të tjerë.

Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, ku më pas ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta, çka ka çuar në plagosjen e tre të rinjve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes.

“Rreth orës 00:30, në qytetin e Tepelenës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa personave, kanë mbetur të dëmtuar, si pasojë e goditjeve me sende të forta, shtetasit A. B., 39 vjeç, E. B., 41 vjeç (vëllezër), dhe M. B., 46 vjeç (djali i xhaxhait të dy shtetasve të tjerë), të tre banues në Tepelenë. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve. Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.