🌫️
Tiranë 16°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,216 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,748 ▲ +0.79% ETH $2,535 ▲ +0.72% XRP $1.4096 ▲ +0.21% SOL $111.4000 ▲ +0.72%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

Shkarkimi i Blerim Isufajt mund të shkojë në gjykatë, KPK-ja ende pa plan për konkursin e ri

Në 9 faqe është i arsyetuar vendimi për shkarkimin nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, javën e kaluar mori këtë vendim, mbi arsyetimin se Isufaj keqmenaxhoi me këtë institucion e dështoi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit.

Madje kritika e KPK-së, ishte se Isufaj mund të ndikonte drejtpërdrejtë në disa raste të hetimit meqë nuk kishte praktikuar ndarjen elektronike të lëndëve tek prokurorët.

“Ndarja elektronike dhe e rastësishme e lëndëve nuk është çështje teknike. Ajo është garanci institucionale që asnjë person, përfshirë vetë kryeprokurorin, të mos përcaktojë se cili prokuror do të veprojë në cilën lëndë. Rreziku që kjo garanci synon të parandalojë është më i rëndë në Prokurorinë Speciale se kudo tjetër, sepse kjo prokurori ka juridiksion mbi korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, ku kontrolli mbi caktimin e prokurorit mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin dhe rezultatin e hetimit. Duke e mbajtur ndarjen e lëndëve nën kontroll të drejtpërdrejtë njerëzor, pa kritere objektive dhe pa arsyetim, Blerim Isufaj ka cenuar parimet e paanshmërisë, transparencës dhe integritetit institucional, si dhe detyrimin për ushtrimin efikas dhe efektiv të funksioneve sipas nenit 7 të Ligjit Nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit.”

Isufaj ende nuk ka pasur një reagim publik, megjithatë Dukagjini ka arritur të bisedojë me të, dhe i njëjti ka thënë se është duke e shqyrtuar çështjen e ankesës, por për këtë ende nuk ka marr një vendim.

Isufaj, i cili që nga viti 2019 ishte në këtë pozitë, tashmë po vazhdon në pozitën e vjetër, atë të prokurorit special.

“Sikurse është bërë e ditur në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të datës 02.10.26, z.Blerim Isufaj do ta ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.”

Në anën tjetër, Këshilli Prokurorial ende nuk ka vendosur se kur do të shpallë konkurs për këtë pozitë.

“Çështja e hapjes së konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës së takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kurse sa i përket konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të PSRK-së, ai do të hapet në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe aktet përkatëse të KPK-së.”

Shkarkimin e Isufajt në IKD e vlerësojnë të ngutshëm por edhe që mund ta ndryshojë Gjykata Administrative apo ajo Supreme.

“Vet fakti që kryeministri Kurti, LVV-ja partia në pushtet në vazhdimësi ka shpreh reagime apo kanë shprehur reagime, ku nuk janë pajtuar që i njëjti nuk duhet të jetë kryeprokuror i shtetit apo të jetë në Prokurorinë Speciale ne kemi thënë që vazhdojmë ta themi se KPK-ja duhet ti kishte parasysh sepse vendimmarrja po ndërlidhet me këto dhe po perceptohet sikur kemi një koordinim mes KPK-së, me partinë në pushtet”, ka theksuar Ehat Miftaraj për RTVDuakgjini.

Para se të vinte tek shkarkimi i Isufajt, anëtarët e KPK-së, kishin pasur një përplasje të ashpër në mbledhjen në të cilën Blerim Isufaj raportoi për punën e Prokurorisë Speciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.