🌫️
Tiranë 16°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,688 ▲ +0.78% ETH $2,535 ▲ +0.86% XRP $1.4091 ▲ +0.33% SOL $111.4000 ▲ +0.98%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hoxha i kundërpërgjigjet Daçiqit për Prizrenin: Kosova është realitet i pakthyeshëm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjatë një fjalimi në Rashkë, më 7 tetor, deklaroi se “herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”.

Hoxha i ka cilësuar deklaratat e tilla si retorikë nxitëse, duke paralajmëruar se ato nuk mund të trajtohen thjesht si fjalë të përdorura për përfitime politike, pasi mund t’u japin zemër personave të gatshëm t’i shndërrojnë kërcënimet në veprime.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, kryediplomati shqiptar ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë, duke theksuar se mungesa e llogaridhënies së plotë mbetet një kujtesë e qartë e rreziqeve që sjellin deklaratat nxitëse.

“Një ministër serb, gjatë fushatës, i premtoi audiencës së tij se ‘do ta ngrinte sërish flamurin e tyre’ në Kosovë. Një gjuhë e tillë nxitëse mund të shpërfillej si retorikë politike, po të mos ekzistonte rreziku shumë real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në përputhje me të. Këtë e kemi parë edhe më parë, shumë herë”, ka shkruar Hoxha.

Ai ka theksuar se Shqipëria mbështet marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për pajtim, por ka paralajmëruar se këto synime nuk mund të arrihen përderisa vazhdojnë të mohohen realitetet politike dhe të përdoret retorika kërcënuese.

“Por nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal përderisa realitetet mohohen, vihet në pikëpyetje legjitimiteti i fqinjëve ose përdoret retorika kërcënuese për përfitime politike”, ka deklaruar ai.

Hoxha ka rikujtuar se Ballkani Perëndimor e njeh mirë pasojat e përçarjes, nacionalizmit dhe gjuhës nxitëse, duke theksuar se gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten.

“Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po e konsolidon vazhdimisht vendin e tij në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar”, ka shkruar ministri shqiptar.

Ai ka shtuar se Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe se e ardhmja e saj duhet të karakterizohet nga paqja, siguria, përfshirja dhe integrimi evropian.

“Shqipëria ka qëndruar pranë Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë në çdo mënyrë të mundshme”, ka përfunduar Hoxha.

Deklarata e Daçiqit në Rashkë, ku ai paralajmëroi se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren, është një tjetër rast i retorikës nacionaliste nga zyrtarë të lartë të Serbisë ndaj Kosovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.