Shkopi i gomës thyhet teksa efektivi godet protestuesin, pamjet tregojnë dhunën e policisë në protestën e 28 Nëntorit
Pamjet e publikuara nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë një tjetër episod të dhunës policore: një efektiv godet protestuesit me shkop gome, derisa shkopi i thyhet gjatë goditjeve, siç njofton BalkanWeb.
Videoja, e shpërndarë gjerësisht, është cilësuar si dëshmi e dhunës së përdorur nga forcat e rendit ndaj qytetarëve gjatë përplasjeve në kryeqytet.
Protesta e 28 Nëntorit u shoqërua me raportime të shumta për dhunë policore, ndërsa krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion, u raportua edhe përdorimi i plumbave të gomës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.