Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër
Komuna e Prishtinës ka vendosur që muralin kushtuar Nënë Terezës ta realizojë në një ndërtesë tjetër në pronësi të kryeqytetit, përballë Hotel Grandit, pas ndalimit të punimeve nga Prokuroria e Shtetit në lokacionin e parë.
Komuna e Prishtinës ka vendosur që muralin kushtuar Nënë Terezës ta realizojë në një objekt tjetër në pronësi të kryeqytetit, siç njofton RTK, pas ndalimit të punimeve në lokacionin e planifikuar fillimisht.
Sipas RTK-së, lokacioni i ri është një ndërtesë përballë Hotel “Grandit”, në afërsi të shtatores së Zahir Pajazitit.
Ky vendim vjen pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, e cila e njoftoi kryetarin Përparim Rama për vendimin e Prokurorisë së Shtetit që ndalon punimet në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, deri në një vendim të gjykatës.
Rama e ka kundërshtuar arsyetimin për kontestin ndërmjet palëve, duke thënë se objekti ku ishte planifikuar murali është në kompetencë të Komunës dhe nuk është pronë e Ministrisë së Ekonomisë.
Policia e Kosovës i ndërpreu punimet për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, pas vendimit të Prokurorisë së Shtetit që ndalon vazhdimin e ndërhyrjeve deri në një vendim të gjykatës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.