SHKUP – Von der Leyen: BE e mirëpret Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj
SHKUP, 2 tetor /ATSH -AA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, e ka cilësuar Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si një shembull të “guximit të vërtetë politik”, duke deklaruar se ajo hapi rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe tregoi se si vendimet politike mund të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
Marrëveshja e Prespës ishte një moment i guximit të vërtetë politik, kur dy vende zgjodhën të kthejnë faqen dhe të shkruajnë së bashku kapitullin e ardhshëm të historisë. Ajo hapi derën për anëtarësimin në NATO. Dhe sot, Maqedonia e Veriut është një aleate e çmuar”, tha Von der Leyen pas takimit me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.
Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të vendit në BE, Von der Leyen tha se Maqedonia e Veriut ka përpara një hap kyç për të ecur përpara dhe për të hapur klasterin e vlerave themelore si dhe pranoi ndjeshmëritë që lidhen me këtë çështje.
“Ne e mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj. Besojmë se kultura dhe gjuha maqedonase mund vetëm ta pasurojnë Unionin tonë, sepse motoja jonë është diversiteti dhe uniteti dhe ne e marrim këtë shumë seriozisht”, tha ajo.
Von der Leyen tha se BE-ja dhe Maqedonia e Veriut po punojnë në mënyrë të ngjashme së bashku për forcimin e sigurisë, duke shtuar se vendi është gjithashtu pjesë e “Koalicionit të të Gatshmëve” dhe vlerësoi mbështetjen e vendit për Ukrainën pas nisjes së luftës me Rusinë.
“Kur një vend mik dhe një komb tjetër evropian u sulmua, Maqedonia e Veriut u ngrit në mbështetje të tij”, tha ajo, duke shtuar se vendosmëria e vendit për të mbështetur Ukrainën ka qenë “po aq e fortë sa ajo e Unionit tonë



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.