🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.99 ▼0.77%
ARI 4,058 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,216 ▲ +0.56% ETH $2,357 ▲ +0.41% XRP $1.3238 ▼ -0.35% SOL $102.2900 ▲ +0.99%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shpallen fituesit për shtatë zona minerare, dështojnë pesë të tjera

Ish- Ministria e Energjisë dhe Industrisë (tashmë e Infrastrukturës dhe Energjisë) ka shpallur ofertat fituese të shtatë subjekteve për shfrytëzimin e zonave minerare në vend.

Bëhet fjalë për ofertat e paraqitura në muajin qershor dhe që pas vlerësimit është marrë edhe vendimi. Të paktën 5 subjekte të tjera nuk kanë arritur të shpallen fitues për shkak se oferta e tyre nuk ka përmbushur gjithë kriteret. Por kush janë subjektet fituese dhe ofertat e tyre sipas zonave minerare që do të kenë në shfrytëzim.

Zonat minerare me operatorë fitues

E para zona Minerare konkurruese Nr. 122/7, për objektin Pashkashesh, Qarku Tiranë, lloji mineralit gur gëlqeror me subjekt fitues “Sina 98″ sh.p.k.

Sipas ofertës vlera e investimit është menduar 75 milionë lekë dhe prodhimi 200 mije m3 në vit.

E dyta Zona Minerare konkurruese Nr. 154, për objektin Leshnje, Qarku Berat, lloji mineralit gëlqeror i mermerizuar me operator fitues “Alion” sh.p.k me vlerë investimi mbi 56 milionë lekë dhe prodhim 1 mijë m3 në vit.

Fituesi i tretë është GERFLAD sh.p.k. i cili do të operojë po në objektin Leshnje  në Berat për të nxjerrë gëlqeror të mermerizuar me një vlerë investimi mbi 47 milionë lekë dhe prodhim 1 mije m3 në vit.

Fituesi i katërt është “Alesio 2014″ sh.p.k në Zonën Minerare konkurruese Nr. 295, për objektin Mengaj, Qarku Tiranë, lloji mineralit gips. Vlera e investimit 21 milionë lekë dhe prodhimi 10 mijë tonë në vit.

Zona tjetër minerare është ajo  Nr. 376/9, për objektin Ura Vajgurore, Qarku Berat, lloji mineralit gëlqeror ku është pranuar oferta e “Sinameta sh.p.k me vlerë investimi 55 milionë lekë dhe prodhim 170 mije m3 në vit.

Zona e radhës është ajo Nr. 436/7, për objektin Faqja e Kaltit, Qarku Dibër, lloji mineralit krom ku fitues është shpallur “DVM 2017″ me 10 milionë lekë vlerë investimi minimal dhe prodhim 1000 tonë në vit.

E fundit me një ofertë fituese është  zona minerare konkurruese Nr. 516/3, për objektin Zerqan, Qarku Dibër, lloji mineralit krom me një vlerë investimi 10 milionë lekë dhe operatorë fitues “H.B” shpk.

Ministria ka bërë me dije edhe ofertat e skualifikuara mes të cilave janë ato të subjekteve : Malvin shpk, Jura 7, Dervishi shpk, Globus corporation Albania, Pepkola

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.