🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,610 ▲0.39%
DOW 52,309 ▲1.04%
NASDAQ 25,518 ▲0.32%
NAFTA 95.55 ▼8.23%
ARI 3,975 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,168 ▼ -0.98% ETH $2,257 ▼ -0.29% XRP $1.2415 ▼ -0.56% SOL $92.3100 ▼ -2.3%
S&P 500 7,610 ▲0.39 % DOW 52,309 ▲1.04 % NASDAQ 25,518 ▲0.32 % NAFTA 95.55 ▼8.23 % ARI 3,975 ▲1.95 % S&P 500 7,610 ▲0.39 % DOW 52,309 ▲1.04 % NASDAQ 25,518 ▲0.32 % NAFTA 95.55 ▼8.23 % ARI 3,975 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë ka vrarë gati 5,400 njerëz, shumica dërrmuese e tyre në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), sipas agjencisë më të lartë shëndetësore të kontinentit.

Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Africa CDC thanë të hënën se shpërthimi, i cili është përhapur në vende të tjera në kontinent, ka vrarë 5,376 njerëz . 5,372 persona kanë humbur jetën në Kongo dhe nga dy në Kenia dhe Ugandë.

Shpërthimi, i cili filloi në Kongo në maj, ka infektuar më shumë se 10,000 njerëz, me një shkallë vdekshmërie mbi 50%, sipas të dhënave të fundit të vendit nga 31 tetori, duke e bërë atë epideminë e Ebolës me rritjen më të shpejtë dhe më të përhapur të regjistruar ndonjëherë.

Uganda fqinje regjistroi 20 raste, pothuajse të gjitha që përfshinin njerëz që kishin udhëtuar nga Kongpja, përpara se të shpallej e lirë nga Ebola në gusht. Në tetor, Kenia regjistroi nëntë infeksione, duke shënuar herën e parë që vendi raportoi një rast me Ebola.

Po atë muaj, Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës, raportoi një rast me Ebola që përfshinte një grua 42-vjeçare zvicerane, burri i së cilës punon në ambasadën e vendit të tij në Abuja. Çifti kishte udhëtuar për në Ugandë përpara se të kthehej në shtëpi.

Shpërthimi është shkaktuar nga virusi i rrallë Bundibugyo, për të cilin nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar. Virusi transmetohet nëpërmjet kontaktit me lëngjet trupore dhe shkakton ethe hemorragjike.

Në javët e fundit, kanë filluar provat klinike të vaksinës Ervebo, e cila ka rezultuar efektive kundër llojit më të zakonshëm të Ebolës në Zaire.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.