☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,042 ▲ +0.74% ETH $2,268 ▲ +0.87% XRP $1.2539 ▲ +0.43% SOL $95.1500 ▼ -0.8%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”- Flet drejtori i Zjarrfikëses, Goxhaj: Nga gazi dhe avujt e benzinës…

Shpërthimi i një bombole gazi në një karburant në zonën e Bërrylit në Tiranë ditën e sotme (9 shtator), shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e tre punonjësve që po trajtohen te Trauma.

Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë detaje për ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës pas alarmit për ngjarjen.

Goxhaj tha se shërbimi zjarrfikës është njoftuar menjëherë në sallën operative, ndërsa në vendngjarje janë aktivizuar dy stacionet më të afërta.

Sipas tij, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në pak minuta dhe kanë konstatuar se si pika e karburantit, ashtu edhe ambientet e zyrave ishin shembur si pasojë e shpërthimit. Në momentin e mbërritjes së tyre kishte edhe flakë.

“Kemi pasur shpërthim gazi. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë. Në pak minuta gjithçka është vënë në kontroll. Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit, kishte gaz dhe avuj të benzinës”, deklaroi drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj.

Ndërkohë, tre punonjësit e karburantit që mbetën të dëmtuar nga shpërthimi janë transportuar në spital dhe, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.