☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,728 ▲ +0.34% ETH $2,331 ▲ +0.91% XRP $1.3944 ▲ +0.04% SOL $84.2800 ▲ +0.05%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Kronika

Shpërthimi TRONDITËS në Tiranë! I vendoset tritoli biznesit të Endri Meksit

KËRCËNIMET me jetë dhe tensionet që paralajmëruan ngjarjen

Një shpërthim i fuqishëm u raportua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët e zonës.

Burime pranë mediave, duke iu referuar policisë, bëjnë me dije se ngjarja u regjistrua në një nga bizneset në pronësi të Endri Meksi, pronar i MCN TV. Sipas informacioneve paraprake, një sasi e dyshuar lënde plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të objektit, MCN Get Connected, në zonën e Xhamllikut, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk u raportua për persona të lënduar, ndërsa zona u rrethua menjëherë nga forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe mënyrën e vendosjes së saj, ndërkohë që po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një serie kërcënimesh të njëpasnjëshme që, sipas burimeve, i janë adresuar Meksit në periudha të ndryshme. Kujtojmë se mbrëmjen e 9 marsit, personat ende të paindentifikuar i bënë pritë Meksit jashtë ambienteve të televizionit të tij.

Vetë Meksi u paraqit në Policinë e Shtetit ku dhe bëri me dije se rreth orës 23:00, pranë godinës së televizionit është afruar një automjet tip “Audi” i bardhë, nga i cili kishin zbritur tre persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas tij këta shtetas, të cilët nuk kishte arritur t’i identifikonte, pasi e kanë kërcënuar janë larguar me shpejtësi.

Ditë më parë, në një intervistë televizive në median e tij, Meksi kishte bërë të ditur se ishte përballur me situata të përsëritura kërcënimi dhe intimidimi.

Me puron e tij të përhershme në dorë, ai u shfaq në studio për të dënoncuar kërcënimet që kanë ardhur në adresë të tij, më e fundit mbrëmjen e 28 marsit, duke denoncuar me emër dhe mbiemër.

Endri Meksi pranoi publikisht se prej tre vitesh ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN me një prej kolegeve të televizionit aty, një marrëdhënie që ka përfunduar në fund të 2025, por që atij vetë i ka shkaktuar shkatërrimin e familjes, divorcin me bashkëshorten e tij.

“Jeta ime private ka ndikuar tej mase dhe në klimën e MCN TV dhe unë për këtë arsye vendosa të dilja të flisja. Dje kur u ripërsërit incidenti i darkës unë vura re fytyrat e shqetësuara të kolegëve që ishin në televizor, pak a shumë ishte ndërrim turni ora tetë pa një minutë. Shqetësimi i tyre me fytyrat e prera më bezdisi goxha, sepse, pavarësisht se unë e kam marrë me sportivitet dhe me pak humor gjithë këtë eksperiencë të tre viteve të fundit, gjykova që tashmë kupa është derdhur.

Pra ky skenar, që kam zgjedhur që të rrjedhin gjërat se ndoshta do të zbardhen rrugës, ndoshta nuk ishte më momenti për ta bërë sepse tashmë ndikohet totalisht puna juaj. Unë e vlerësoj shumë punën e pavarësinë tuaj, të të gjithëve bashkë, ju me njihni prej kaq e kaq vitesh tanimë, sa herë ju ndërhyj dhe sa herë ju bezdis. Dhe në këtë sens u ndjeva shumë i trishtuar që ju vuani nga fëlliqësirat e mia.

Une per tre vite rresht kam pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege të punës këtu që ju të gjithë e njihni po asnjeri prej jush nuk ka folur asnjëherë. Marrëdhënia ime ka shkuar shumë keq e kjo marrëdhënie u prish në vitin 2025, dhe kjo marrëdhënie mbaroi në nëntor-dhjetor 2025 kur janë edhe përplasjet më të mëdha.

Unë nuk e di cili është shkaku ndaj e referova edhe në prokurori disa emra dhe ta bëjë punën prokuroria”, tha ai në intervistën e dhënë  në MCN TV mbi dyshimet që ka për sulmet më të fundit ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.