Shpëtimi i ekuipazhit të një anijeje që u përmbys në Detin e Zi, ministria bullgare jep detaje
Bullgaria evakuoi në mënyrë të sigurt ekuipazhin e një anijeje mallrash që transportonte 3,000 ton grurë, e cila u përmbys në zonën e saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi. Lajmin e njoftoi të hënën ministria e transportit.
Bullgaria mori një sinjal rreziku herët të hënën, duke treguar se anija me flamur somalez që po lundronte nga Rumania në Egjipt po fundosej rreth 40 milje detare nga Kepi Kaliakra.
Një helikopter mori 12 anëtarët e ekuipazhit në bord dhe ata janë në gjendje të mirë. Shkaku i incidentit nuk ishte i qartë.
Kjo vjen pas sulmeve vdekjeprurëse me dronë kundër anijeve në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë në javët e fundit, të cilat analistët i kanë lidhur me luftën e Rusisë me Ukrainën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.