⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,121 ▼ -4.38% ETH $1,623 ▼ -7.06% XRP $0.9116 ▼ -4.6% SOL $69.1800 ▼ -4.59%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shporta mesatare e konsumit në tetor arriti në 59.149 denarë

Rritja më e madhe u regjistrua te ushqimet dhe pijet, ndërsa ministri i Ekonomisë thotë se nuk ka pasur rritje të marzhës së fitimit mbi 15 për qind.

Shporta mesatare e konsumit në tetor ka arritur 59.149 denarë, apo 942 denarë më shumë se muaji paraprak, sipas Alsat. Ndërkohë, shporta minimale e Lidhjes së Sindikatave në nëntor ka kaluar 70 mijë denarë.

Rritja më e madhe është regjistruar te ushqimet dhe pijet, veçanërisht te pemët dhe perimet. Shtrenjtim ka pasur edhe te banimi, veshmbathja, rekreacioni, energjia elektrike dhe karburantet.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, pranon se qytetarët po e ndjejnë rritjen e çmimeve, por thotë se vendi po përballet me një situatë të vështirë ekonomike globale. Sipas tij, pavarësisht shtrenjtimit, nuk ka pasur rritje të marzhës së fitimit mbi 15 për qind.

«Shporta konsumatore për muajin tetor është 59.149 denarë dhe normalisht që qytetarët edhe e ndjejnë, nuk mund të themi që nuk ka rritje të çmimeve, por ekziston një periudhë ku kemi një krizë globale, kemi dy vatra të luftrave. Kemi rritje të çmimeve, por nuk kemi rritje të marzhës së fitimit mbi 15%», tha Besar Durmishi, ministri i Ekonomisë.

Një nga çështjet kryesore mbetet rritja e pagës minimale. Durmishi thotë se rritja duhet të mbështetet në parametrat ekonomikë dhe produktivitetin, duke paralajmëruar se një rritje pa kriter mund të shkaktojë presione të reja inflatore. Ai tha se përafërsisht pritet një rritje prej 7 deri në 8 për qind, pa dhënë shifra të sakta.

Sipas llogaritjes së sindikatave, vetëm për ushqim dhe pije një familje katëranëtarëshe në nëntor i nevojiten 25.902 denarë — pothuajse sa një pagë minimale neto, e cila aktualisht është 26.046 denarë. Ndërsa dy paga minimale arrijnë në 52.092 denarë, që nuk mjaftojnë për të mbuluar as shportën minimale sindikale, sipas Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.