🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,175 ▼ -4.3% ETH $1,625 ▼ -7.05% XRP $0.9136 ▼ -4.55% SOL $69.2000 ▼ -4.62%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM kërkon pagë minimale prej 600 eurosh, Qeveria nuk heq dorë nga buxheti i planifikuar

Në Komisionin për financa dhe buxhet filloi debati për amendamentet e buxhetit 2027; opozita dorëzoi më shumë se 400 amendamente, 225 prej tyre LSDM-ja.

Në Komisionin për financa dhe buxhet në Kuvend filloi debati mbi amendamentet e dorëzuara për propozim-buxhetin për vitin 2027, sipas Alsat. Partitë opozitare kanë dorëzuar më shumë se 400 amendamente, 225 prej tyre i ka dorëzuar LSDM-ja, ndërsa 161 kanë të bëjnë me projekte për komunat.

Nga LSDM-ja kanë propozuar më tepër të holla për projekte infrastrukturore, për shëndet, shtëpi për të moshuar, garazhe në katet, objekte sportive, rrjete të ujësjellësit dhe hapësira gjelbërimi.

«Në arsim kërkuam mjete për rritje të shujtës studentore për 2.500 denarë në muaj, rritje të bursave nga 6.050 në 8.000 denarë, mbështetje financiare për studentët dhe për qendrat rajonale për arsim profesional dhe për dhunën në shkolla. Mes amendamenteve janë dhe masat për mbrojtje të madhe të viktimave nga dhuna familjare, përmes vendosjes së hallkave elektronike për ndjekjen e kryerësve, mbështetje të institucioneve kulturore dhe trashëgimisë kulturore, si dhe përforcimin e mbrojtjes shëndetësore», tha Oliver Spasovski, nga LSDM-ja.

Ndër kërkesat e tjera është edhe rritja e pagës minimale në 600 euro. Megjithatë, nga Ministria e Financave nuk pajtohen me kërkesat dhe konstatimet e opozitës. Sipas ministrisë, si Qeveri, kanë paraparë rritje të pagave për 3,4 miliard denarë.

«Ne si Ministri e Financave nuk heqim dorë nga rritja e pensioneve, rritja e pagave, rritja e programeve në bujqësi, subvencione, transfere sociale, kështu që nuk ekziston mundësia për uljen e deficitit të projektuar. Ngelemi në përcaktimin tonë t’i respektojmë dispozitat nga strategjia fiskale. Pas rebalancit të dytë, shuma e përgjithshme për pagat ishte 53,8 miliard denarë, ndërsa për vitin 2027 planifikojmë 57,2 miliard denarë, apo rritje prej 3,4 miliard denarë», u shpreh Nikollë Jankullovski, zëvendësministri i Financave.

Në propozim-buxhetin për vitin 2027 janë planifikuar 395,4 miliard denarë të ardhura, që do të shënojnë rritje prej 5,7% krahasuar me vitin 2026. Harxhimet janë projektuar në 440,4 miliard denarë, përkatësisht 4,8% më tepër se vitin aktual. Propozimi parasheh të ardhura tatimore prej 223 miliard denarë, ndërsa për harxhime kapitale 40,8 miliard denarë, sipas Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.