Publikohet lista e nxënësve që kanë fituar bursa për vitin shkollor 2026/2027
Nxënësit që nuk janë përfshirë në listë kanë 15 ditë kohë për të reaguar, ndërsa fituesit nuk duhet të dorëzojnë kontrata të printuara.
Ministria e Arsimit ka publikuar listën e nxënësve që do të përfitojnë bursa në vitin shkollor 2026/2027, sipas Alsat.
Nxënësit që nuk janë përfshirë në listën fituese kanë mundësi 15 ditë të reagojnë, prej momentit që do të marrin vendimin për refuzim.
Vendimi do të bëhet përmes platformës e-shërbime, në pjesën «Aplikimet e mia», ndërsa ankesat duhet të bëhen në hapësirat e Komisionit Shtetëror, në objektin e RTMV-së, në katin e 11-të.
Të gjithë përfituesit e bursës për këtë vit nuk duhet të dorëzojnë kontratat e printuara, sipas Alsat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.