Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 09 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.45 ▼3.12%
ARI 4,282 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,082 ▼ -2.09% ETH $1,659 ▼ -1.75% XRP $1.1415 ▼ -3.16% SOL $65.5000 ▼ -2.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.45 ▼3.12 % ARI 4,282 ▼1.86 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.45 ▼3.12 % ARI 4,282 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria barazon 2-2 me Gjeorgjinë në miqësore

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar  2-2 në miqësoren ndaj përfaqësues së Gjerogjisë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ne Tirane .

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi është shfaqur pa ide dhe e lodhur në fillim të ndeshjes por në minutat e fundit ka treguar lojën e mirë që e kualifikoi në kampionatin Europian.

Përfaqësuesja gjeorgjiane shënoi që në minutën e 2-t Amisulashvili dhe është treguar e rrezikshme edhe në disa raste të tjera. Ndërsa lojtarët kuq e zi kanë rrezikuar shumë pak portën gjerogjiane.

Ndeshja u ndërpre për pak minuta, pasi Tifozët Kuqezi hodhën disa flakadanë në fushë, por më pas loja filloi normalisht. Para përfundimit të 45 minutave, Gashi shënoi ,por për arbitrin goli ishte i parregullt, edhe pse pamjet filmike tregojnë të kundërtën.

Me fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i dytë për Gjeorgjinë në minutën e 52-të me autor Giorgi Chanturia.

SHQIPERI-GJEORGJIVetëm në minutat e fundit lojtarët shqiptarë arritën të barazojnë gjithçka.  Në minutën e 85-të ka qenë Migjen Basha ai që ka shkurtuar diferencën e golave, ku pas një goditjeje ka gjetur të papërgatitur portierin gjeorgjian.

Ndërsa sulmuesi kavajas Sokol Cikalleshi ka barazuar gjithçka në minutën e 90-të me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të përgatitjeve që skuadra e drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi po zhvillon për kampionatin Europian “Francë 2016” në qershorin e ardhshëm.

Shqipëri- Gjeorgji, 1 minutë heshtje dhe himni francez për viktimat në Paris

SHQIPERI-GJEORGJI-(2)Federata Shqiptare e Futbollit dhe Kombëtarja shqiptare i rezervuan një homazh të veçantë viktimave të sulmeve terroriste në Paris. Në shenjë nderimi federata vendosi që veç himneve të Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, në stadium të luhej edhe himni francez, përveç mbajtjes së një minute heshtje.

Vetëm 4 mijë tifozë në “Qemal Stafa”

Vetëm një muaj pas kualifikimit të kombëtares shqiptare në ‘Euro 2016’, duket se entuziazmi i tifozëve ka rënë. Nga turmat që festonin dhe pritën Kombëtaren më 12 Tetor, pas suksesit në Armeni, te stadiumi i boshatisur në miqësorja me Gjeorgjinë, ku vetëm 4 mijë tifozë kanë ndjekur takimin në “Qemal Stafa”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.