🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Arte

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë nominimin e Prespës në UNESCO

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të avancojnë kandidaturën e përbashkët për nominimin e rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Nisma u diskutua nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë takimit me ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini.

Gonxhja bëri të ditur se Shqipëria e mirëpret nismën e propozuar nga Ministria e Kulturës e Greqisë dhe shprehu gatishmërinë për ta çuar përpara procesin në bashkëpunim me dy vendet e tjera.

Sipas ministrit, kandidatura e përbashkët për Prespën shkon përtej një nominimi në UNESCO.

“Impakti shkon shumë përtej vetë nominimit. Kjo do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare për Prespën, më shumë mundësi për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillim të qëndrueshëm, turizëm cilësor dhe një perspektivë të re për komunitetet lokale”, u shpreh kreu i MTKS, Gonxhja.

Përveç se një pasuri që ndahet mes tri vendeve, ministri e cilësoi Prespën si përgjegjësi dhe mundësi që bashkon. Objektivi, sipas tij, është që Prespa të shndërrohet në një model europian të bashkëpunimit ndërkufitar, ku natyra, kultura dhe turizmi të shërbejnë si ura lidhëse mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja zhvillimi për komunitetet lokale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.