Shqipëria me Konsullatë Nderi në Sarajevë
Në Sarajevë u inagurua hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Nderit të Republikës së Shqipërisë, e cila do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në shumë fusha dhe po ashtu do të jetë një qendër e rëndësishme në funksion të forcimit të identitetit kombëtar për komunitetin shqiptar që jeton në Bosnje-Hercegovinë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, Bushati dhe Crnadak, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të komuniteti shqiptar që jeton Bosnje-Hercegovinë.
Ministri Bushati duke falenderuar autoritetet boshnjake për bashkëpunimin në këtë drejtim, tha se sot çelet në një lagje historike të Sarajevës, Shtëpia e Shqiptarëve, e cila do të shërbejë në forcimin e lidhjeve të vjetra mes dy vendeve tona, por gjithashtu ajo do të jetë edhe një derë për komunitetin shqiptar që jeton dhe punon këtu.
Kjo konsullatë, shtoi Bushati, do të shërbejë si një mundësi kontakti për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare.