🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.83 ▲0.77%
ARI 4,032 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,140 ▲ +1.7% ETH $2,302 ▲ +2.06% XRP $1.2751 ▲ +1.77% SOL $93.1200 ▲ +1.15%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.83 ▲0.77 % ARI 4,032 ▲2.33 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.83 ▲0.77 % ARI 4,032 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB/ Mesazhe urimi nga diplomatët në Tiranë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, kreu i delegacionit të BE-së, Soreca ndanë mesazhet e tyre me rastin e zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja Kim: SHBA presin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtësisht në rajon dhe në botë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim përcolli urimet e saj.

“Historia u shkruajt: urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në histori në Këshillin e Sigurisë së OKB. SHBA mirëpresin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në mbarë botën. Urime!”, shkruan ambasadorja Kim.

Soreca: Ditë historike për Shqipërinë

Ambasadori i delegacioni të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca e ka konsideruar ditë historike për Shqipërinë zgjedhjen e saj, si anëtare jo e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 2022-2023. Presim të punojmë edhe më afër së bashku në adresimin e çështjeve globale”, shprehet ambasadori Soreca.

Ambasada britanike: Mbretëria e Bashkuar mirëpret punën së bashku

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Urime Shqipërisë për arritjen e madhe të zgjedhjes në Këshillin e Sigurisë së OKB-së për 2 vitet e ardhshme. Mbretëria e Bashkuar mirëpret punën së bashku mbi çështjet më urgjente në botë”, thuhet në urimin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.