🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,511 ▲0.91%
DOW 52,324 ▲0.93%
NASDAQ 25,836 ▲1.29%
NAFTA 84.28 ▲2.18%
ARI 4,081 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,500 ▲ +1.59% ETH $1,924 ▲ +1.24% XRP $1.1510 ▲ +3.6% SOL $77.9700 ▲ +0.46%
S&P 500 7,511 ▲0.91 % DOW 52,324 ▲0.93 % NASDAQ 25,836 ▲1.29 % NAFTA 84.28 ▲2.18 % ARI 4,081 ▲1.61 % S&P 500 7,511 ▲0.91 % DOW 52,324 ▲0.93 % NASDAQ 25,836 ▲1.29 % NAFTA 84.28 ▲2.18 % ARI 4,081 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Politika

Shqipëria nis përgatitjet për të pritur samitin e NATO-s, Nufi: Rritëm investimet në mbrojte në 2.6 % të PBB-ja, forcojmë sigurinë kibernetike

Shqipëria ka nisur përgatitjet për një fazë të re në kuadër të NATO-s, me fokus te rritja e investimeve në mbrojtje, modernizimi i Forcave të Armatosura dhe forcimi i kapaciteteve strategjike. Një tjetër zhvillim me rëndësi është vendimi që Tirana të presë samitin e ardhshëm të Aleancës, një ngjarje që konsiderohet si vlerësim për rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në NATO dhe për rëndësinë e saj strategjike në rajon.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se organizimi i samitit në Tiranë është një shenjë besimi ndaj Shqipërisë si një aleate e besueshme, ndërsa data e zhvillimit do të përcaktohet nga vetë Aleanca.

“Shqipëria do të presë samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë. Ky është një moment me rëndësi strategjike për vendin tonë dhe tregon qartë se Shqipëria është një aleate e besueshme. Koha dhe data do të përcaktohen nga vetë Aleanca, por ky vendim shpreh besimin ndaj Shqipërisë dhe rolit të saj si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë”, tha Nufi.

Ministri theksoi se lufta në Ukrainë ka ndryshuar konceptin e sigurisë, ndërsa kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike kanë imponuar një qasje të re për mbrojtjen kolektive.

“Sot bota përballet me sfida të reja. Lufta në Ukrainë ka ndryshuar konceptin e sigurisë dhe stabiliteti nuk mund të merret më si i mirëqenë. Sulmet hibride dhe kibernetike kanë ndryshuar mënyrën se si shtetet duhet të përgatiten. NATO e sotme është një NATO 3.0, që kërkon gatishmëri dhe përgatitje të përbashkët. Shqipëria po përgatitet për këtë realitet të ri përmes modernizimit të Forcave të Armatosura dhe zhvillimit të infrastrukturës strategjike e kibernetike”, tha Nufi.

Sipas ministrit, rritja e kapaciteteve mbrojtëse synon garantimin e paqes dhe sigurisë.

“Nuk po bëhemi një aleancë agresive, por po përgatitemi për të garantuar paqen. Diskutimi nuk është më sa para do të shpenzohen, por çfarë kapacitetesh do të ndërtohen”, tha ai.

Nufi vlerësoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Ballkanit për NATO-n, duke theksuar se Shqipëria ka një pozicion kyç për Aleancën, si portë hyrëse në rajon dhe pjesë e Korridorit VIII, i cili do të shërbejë për transportin e trupave dhe pajisjeve ushtarake.

“Ballkani mbetet me rëndësi strategjike për NATO-n dhe pozicioni i Shqipërisë është kyç. Ne jemi një portë hyrëse e rajonit dhe Korridori VIII ka një rol të rëndësishëm për transportin e trupave dhe pajisjeve të Aleancës. Qeveria ka rritur në mënyrë progresive investimet në mbrojtje, duke arritur në rreth 2.6 për qind të PBB-së, pa përfshirë investimet e tjera që lidhen me sigurinë kibernetike dhe rritjen e kapaciteteve. Investimet në mbrojtje janë investim për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e vendit”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.