⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.24 ▲2.15%
ARI 4,107 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,090 ▼ -1.61% ETH $2,407 ▼ -2.08% XRP $1.3309 ▼ -2.25% SOL $104.6000 ▼ -1.92%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.24 ▲2.15 % ARI 4,107 ▼1.04 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.24 ▲2.15 % ARI 4,107 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi – për Kosovën ende nuk ka njoftim

Përmes një dekreti, Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.

Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së, raporton Evropa e Lirë. Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas.

Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador për Shqipërinë.

Ndërkaq sa i përket Kosovës, Uashingtoni ende nuk ka ndonjë njoftim, teksa Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.

Në fund të majit të këtij viti, para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan është paraqitur i nominuari për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.

Para senatorëve ai shpalosi prioritetet e tij kryesore nëse zgjidhet ambasador, duke thënë se ato do të jenë mbrojta e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit të 1 qershorit, SHBA-ja ka nominuar edhe ambasadorë për në El Salvador, Azerbajxhan, Mbretërinë e Kamboxhias, Guinenë Ekuatoriale, Moldavi, Indonezi, Bullgari, Republikën e Trinidad dhe Tobagos, Paraguai, Kolumbi, Lituani, Egjipt, Brazil, Ekuador, Gambi, Sierra Leone dhe Kenia.

Procedura e nominimit të ambasadorëve të SHBA-së bazohet në parimin kushtetues të “këshillimit dhe pëlqimit” të Senatit.

Presidenti së pari nominoi kandidatin për ambasador, i cili mund të jetë diplomat karriere ose person i emëruar politikisht. Më pas, nominimi dërgohet në Komitetin e Senatit për Punë të Jashtme, i cili e shqyrton kandidimin.

Komiteti shpesh organizon seanca dëgjimore në të cilat kandidatët për ambasadorë u përgjigjet pyetjeve të senatorëve lidhur me politikën e SHBA-së, vendin ku do të shërbejë si ambasador dhe tema të tjera të rëndësishme. Komiteti voton për nominimin dhe i dërgon rekomandim përbërjes së plotë të Senatit.

Nëse nominimi miratohet, ai më pas dërgohet për votim në Senat.

Vetëm pasi Senati ta konfirmojë kandidatin me shumicë votash, presidenti amerikan e emëron zyrtarisht ambasadorin.

Ambasadori i ri më pas shkon në vendin pritës dhe dorëzon letrat kredenciale te kreu i shtetit, duke e marrë zyrtarisht detyrën.

Ndryshe, nga shumë shtete të tjera, ambasadorët e SHBA-së nuk e fillojnë menjëherë detyrën pas nominimit nga presidenti. Konfirmimi nga Senati është një mekanizëm të rëndësishëm kontrolli i pushtetit ekzekutiv dhe shpesh mund të zgjasë me javë ose muaj, veçanërisht nëse ka polemika politike rreth kandidatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.