Rajoni

Shtyhet procesi gjyqësor kundër ”Agimit të artë”

Procesi i shumëpritur kundër 69 personave, ndërmjet të cilëve anëtarë, deputetë dhe simpatizantë të partisë filonaziste ”Agimi i artë”, që filloi sot paradite në Athinë, u shty për më 12 maj.

Gjyqtarët refuzuan kërkesën e shumë demonstruesve, që kishin filluar të protestonin jashtë burgut ku ndodhen të akuzuarit dhe ku është ngritur një sallë e veçantë për këtë proces, për të ndryshuar vendin e gjykimit të tyre.

“Ne jemi gjykatës dhe nuk disponojmë lokale të tjrea. Kjo është një çështje që u takon drejtuesve politikë”, tha kryetari i gjykatës.

Ashtu si edhe 20 prillin e kaluar, dita e hapjes së procesit, të gjitha shkollat e Koridhalosë, në periferi të Athinës, ku ndodhet ky burg i sigurisë së lartë, ishin të mbyllura sot në shenjë proteste.

Banorët e zonës dhe grupimet antifashiste kërkojnë që procesi të transferohet për motive sigurie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button