☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,032 ▲ +0.36% ETH $2,267 ▲ +0.43% XRP $1.2515 ▼ -0.33% SOL $94.6600 ▼ -1.6%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Si u ndërtua Data4x, kompania kosovare që identifikoi potencialin prej 1 miliard eurosh për prodhimin lokal

Data4x, kompania e bashkëthemeluar nga Flandra Marmullaku, është ndërtuar mbi idenë e përdorimit të të dhënave për të kuptuar më mirë ekonominë, bizneset dhe potencialin e tregut.

Në podcastin “Rrugëtimi”, Marmullaku tregoi se ideja për Data4x lidhet edhe me përvojën e saj të mëhershme në gazetari dhe komunikim, ku hulumtimi dhe të dhënat kanë qenë pjesë e rëndësishme e punës.

“Po definitivisht për shkak që neve si gazetarë siç e dinë edhe vetë ne bëjmë shumë hulumtime na duhet me nxjerr të dhëna, me marr disa aspekte për me realizua një storie, intervistë”, tha ajo.

Flandra Marmullaku në podcastin “Rrugëtimi”Rdivan Slivova

Sipas saj, problemi me qasjen në të dhëna në Kosovë dhe rajon ishte një nga arsyet kryesore pse u krijua platforma.

“Qasja në të dhëna është shumë goxha problematike në Kosovë edhe në rajon, për shkak që janë shumë të fragmentuara dhe kështu kemi vendosë që me e kriju një platformë që i ka të gjitha dhënat institucionale të strukturuara me një vend”, u shpreh Marmullaku.

Ajo tha se përmes Data4x, bizneset mund të marrin analiza për sektorë të ndryshëm, të kuptojnë sfidat, mundësitë dhe hapësirat për zgjerim.

“Edhe përveç që thashë qasje statistikore, mundesh me nxjerr analiza për secilin sektor, për secilin biznes me e kuptu biznesin tonë, sektorin tonë, me i pa ku janë sfidat, ku janë mundësitë, ku mundesh mu zgjeru”, tha ajo.

Marmullaku tregoi se Data4x është lansuar në nëntor të vitit 2023, ndërsa para kësaj kompania kishte nisur me studime dhe konsulencë të bazuar në të dhëna.

“Feedback-u ka qenë pozitiv edhe prej klientëve tanë dhe kemi pa që po ka nevojë dhe po ka kërkesë për studime të bazuara në të dhëna”, tha Marmullaku.

Ajo shtoi se të hyrat e gjeneruara në fillim janë investuar në zhvillimin e platformës.

“Ndërsa prej asaj kohe gjitha ato çka kemi arrit na me i gjeneru si të hyra në biznes prej rekrutimit, prej studimeve që i kemi bo, i kemi investu komplet në platformën Data4x, do të thotë ka qenë komplet investim i yni”, tha ajo.

Duke folur për potencialin ekonomik, Marmullaku tha se përmes analizave të Data4x është identifikuar një mundësi e madhe për zëvendësimin e importit me prodhim lokal.

“Për zëvendësimin e importit me prodhim lokal një potencial prej një miliard euro, ku ne e kemi identifiku me analizimin e diku nën mijë produkteve të doganës që importojmë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, Data4x po punon që këto të dhëna të shndërrohen në mundësi konkrete për investime.

“Do të thotë e kemi identifiku mundësitë kush ku duhet me u investu. Por, kur po flas për investime, jo investime afatshkurtra, po investime afatgjata shumë të mëdha”, tha Marmullaku.

Podcastin e plotë mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.