☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,059 ▼ -1.73% ETH $2,316 ▼ -2.44% XRP $1.2923 ▼ -3.09% SOL $100.0500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Si u vodh makina e atentatit në Vlorë…pronari ju ‘servir’ vrasësve në internet

Në janar të këtij viti, makina ngjyrë bezhë BMW e vitit 2006 është nxjerrë në internet në portalin MerrJep, aty ku njerëz të shumtë nxjerrin në shitje makina e produkte të tjera.

Ajo është e njëjta makinë që u përdor nga atentatorët ende të paidentifikuar në Vlorë, ku mbetën të vrarë kreu i OSHEE-së Roland Saliu dhe pronari i një televizioni lokal në qytetin bregdetar, Erven Hyseni. Pas ngjarjes së rëndë, breshërisë me kallashnikov në lokalin tek Sheshi i Flamurit, autorët janë larguar me makinën BMW me targë AA 348 PC, dhe e kanë djegur atë në Panaja, duke u larguar më tej në drejtim të paditur. I njëjti automjet figuron ende i ‘reklamuar’ për shitje në faqen në internet, ku pronari ka lënë edhe të dhënat e tij. Adresën e shtëpisë së tij në Durrës, numrin e telefonit, si dhe informacionet për makinën. Sipas hetimeve të para të policisë automjeti rezulton të jetë vjedhur në Durrës para 10 ditësh. Autorët ndoshta e kanë pasur shumë të thjeshtë, duke ditur të gjitha të dhënat për vendndodhjen e makinës, – transmeton Express.

Makina MBW 320 Seria 3 kishte dalë në shitje me okazion për 5.500 euro, ndërkohë që numri i celularit i personit që ka lënë kontakt për blerësit, tashmë del i padisponueshëm.

Makina është në pronësi të një personi me inicialet I.C, i cili ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e automjetit, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit.

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin bregdetar ndodhi rreth orës 19:40, kur persona të armatosur qëlluan në drejtim të Hysenit dhe Saliut, teksa këta të fundit ishin të ulur në lokalin në pronësi të pronarit të televizionit. Drejtori i OSHEE ndërroi jetë në vendngjarje dhe dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.