☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,216 ▼ -1.52% ETH $2,322 ▼ -2% XRP $1.2926 ▼ -2.77% SOL $100.3100 ▼ -2.41%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

 Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka deklaruar se garantimi i sigurisë së pushuesve përgjatë vijës bregdetare mbetet një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit gjatë sezonit turistik.

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Lamallari u shpreh se masat e sigurisë shtrihen nga Velipoja deri në Ksamil, ndërsa paralajmëroi se çdo person që shkel rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe rrezikon jetën e pushuesve do të përballet me pasoja ligjore.

Ai theksoi gjithashtu se Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare do të reagojnë menjëherë ndaj çdo shkeljeje të konstatuar apo denoncimi të ardhur nga qytetarët.

“Siguria e pushuesve nga Velipoja në Ksamil është prioritet i punës së Policisë së Shtetit përgjatë sezonit turistik.Kushdo që zgjedh të sfidojë ligjin dhe të rrezikojë jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin e lejuar për mjetet lundruese, do të përballet pa kompromis me pasojat. Reagimi i Njësisë Policore Detare dhe Policisë Kufitare do të jetë i menjëhershëm ndaj çdo shkeljeje apo denoncimi të qytetarëve.”, shkroi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.