Sigurohet të paktën play-off, fati i kuqezinjve vendoset të dielën me dy rezultate
Me fitoren 2-0 ndaj Finlandës, Shqipëria siguroi të paktën play-off-in, ndërsa vendi i parë vendoset të dielën ndaj Bjellorusisë, me një sy edhe nga përballja Serbi–Letoni, shkruan Panorama Sport.
Shqipëria ka mbyllur sonte ndeshjen e parafundit në grupin e kualifikueseve të Kupës së Botës, duke fituar 2-0 në “Air Albania” ndaj Finlandës.
Me këtë fitore, ekipi kuqezi ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në fazën e “play off”-it, teksa në ndeshjen e fundit do të përcaktohet nëse do të luajë për vendin e parë apo thjesht do të marrë pjesë në “play off” si ekip i renditur në vendin e dytë.
Në ndeshjen e fundit të grupit, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Bjellorusisë, ekipit të fundit në renditje që ende nuk ka asnjë pikë në grup. Një fitore ndaj këtij ekipi do të na bënte 19 pikë.
Por në të njëjtën kohë duhet të kemi një sy nga ndeshja tjetër, ajo mes Serbisë dhe Letonisë, ku për të marrë vendin e parë duhet që serbët të mos fitojnë në ndeshjen e tyre, ku Letonia ka vetëm 5 pikë.
Kujtojmë se në rast se Serbia fiton edhe ajo ndeshjen e fundit dhe shkon në 19 pikë, ajo do të marrë vendin e parë për shkak të përballjeve direkte.
Por Shqipëria ka nevojë për fitore ndaj Bjellorusisë për të mbrojtur edhe vendin e dytë, pasi në rast të një rezultati tjetër, Serbia do të na parakalonte, edhe nëse fiton.
Ndeshja e fundit e grupit do të luhet të dielën në orën 18:00, në të njëjtin orar me përballjen Serbi-Letoni, ku do të vendoset gjithçka për renditjen përfundimtare të grupit.
RENDITJA:
# Ekipi N F B H Golat Pikë
1 Serbia 7 5 1 1 11:3 16
2 Shqipëria 7 5 1 1 9:2 16
3 Letonia 7 1 2 4 4:11 5
4 Bjellorusia 7 0 0 7 1:9 0
Ndeshjet e fundit të grupit:
16 nëntor, 18:00
Bjellorusia – Shqipëria
Serbia – Letonia



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.