☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.26 ▼0.17%
ARI 4,430 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $62,905 ▼ -0.26% ETH $1,875 ▼ -0.38% XRP $0.9922 ▼ -0.98% SOL $74.6200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.26 ▼0.17 % ARI 4,430 ▼0.16 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.26 ▼0.17 % ARI 4,430 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Siljanovska-Davkova: Nuk ka problem të pazgjidhshëm në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova konfirmoi se do të takohet me zëvendëspresidenten bullgare Iliana Yotova të mërkurën në Sofje, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Presidentja thotë se takimi është vazhdim i natyrshëm i komunikimit të tyre të mëparshëm në Jerevan dhe se pret që bisedimet të mbulojnë edhe çështje thelbësore në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Nuk ka problem të pazgjidhshëm”, tha Siljanovska-Davkova, duke theksuar se çelësi për kapërcimin e dallimeve qëndron në komunikimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte me interes të ndërsjellë.

Ajo kujtoi gjithashtu takimin e saj të parë me Presidentin bullgar Rumen Radev në Sofje, kur vëmendja e publikut ishte përqendruar në incidentin e flamurit, ndërsa mesazhet për nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve mbetën në sfond.

“Të gjithë ne që ishim të pranishëm në drekën e punës dëgjuam një fjalim rreth nevojës për bashkëpunim në shumë fusha në të cilat së bashku do të arrinim rezultate më të mira dhe më shumë suksese. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u sjellë me ndershmëri dhe me qëllime të mira, pa ofendime dhe lëndime të ndërsjella, duke i peshuar me kujdes fjalët tona”, tha Siljanovska-Davkova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.