Simbolet kombëtare në Mal të Zi, shqiptarët nuk do të burgosen më
Ministria e Pakicave në Mal të Zi ka hartuar një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare.
“Ky është një ligj me rëndësi të veçantë krahas ligjit themeltar, sepse garanton përdorimin lirshëm të simboleve të pakicave. Nuk do kemi keqpërdorime nga ata persona që e bëjnë këtë në momente të caktuara. Të drejtat e pakicave kanë qenë të sanksionuara me Kushtetutë, por jo me ligje”, ka deklaruar Zeka.
Projektligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5%.
“Për manifestime politike, kulturore, private qytetari i pakicave është i lirë t’i përdorë simbolet. Në komunat ku ka 5 për qind pakica përdorimi i flamurit është i detyrueshëm që të ngrihet në zyrat e komunave”, ka thënë Zeka.
Ky projektligj është një nga kushtet kryesore të vendosura nga partitë shqiptare në Mal të Zi për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës.