☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,054 ▼ -2.28% ETH $2,238 ▼ -1.26% XRP $1.2540 ▲ +1.06% SOL $95.9700 ▼ -0.69%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Sipërmarrjet italiane gjithnjë e më shumë të orientuara drejt Shqipërisë

Kompanitë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, kryesisht ato italiane, prej vitesh po zhvendosin sipërmarrjen e tyre në Shqipëri.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj sjell shembullin e Innovaway, që sipas saj, është një prej shumë kompanive italiane që ka investuar në Shqipëri.

E themeluar në vitin 2015, sot ka të punësuar 80 persona, ndërsa parashikon që deri në fund të këtij vitit ky numër të arrijë në 100.

“Jemi këtu për sistemin fiskal shumë më favorizues se sa në Itali. Në 2015 ne ishim vetëm 25 punonjës. Kompanitë serioze duhet të investojnë këtu sepse sistemi fiskal është shumë i mirë. Të kursesh do të thotë të fitosh në fund të vitit”, – thotë Matilda Merxhani, Drejtore e përgjithshme e kompanisë.

Kjo sipërmarrje ofron zgjidhje të personalizuara me teknologji  të përparuar që përdoren nga më shumë se 150 klientë, të cilët i përkasin sektorit privat dhe atij shtetëror.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ofron mbështetje për çdo investitor të huaj ku pjesë e kësaj mbështetje ishte dhe Innovaway. “Kemi përfituar shërbimin “After care dhe shërbimi më i rëndësishëm që kemi pasur ka qenë takimet e shpeshta që kemi bërë me disa universitete, si publike ashtu dhe private për punonjësit që na duhen”, – thotë Merxhani.

Shërbimi “After Care” i AIDA-s do të vazhdojë të mbështesë me asistencë, çdo investitor të huaj, në çdo hap të rritjes së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.