🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas ministrisë deri në orën 20:00, datë 26.08.2026, në rang vendi janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, ndërsa 5 vatra janë nën mbikëqyrje.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve

(26 Gusht 2026 – ora 20:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00, datë 26.08.2026, në rang vendi janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, ndërsa 5 vatra janë nën mbikëqyrje.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter.

Vatrat aktive janë:

* Qafë e Helmës, Bulqizë – vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në terren janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Mali i Dardhës, Librazhd – zjarri vijon të djegë në brendësi, kryesisht në humus dhe trungje të dekompozuara. Nuk rrezikohen banesa.

* Mali i Qukësit, Prrenjas – vijon puna për shuarjen e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Drashovicë, Selenicë – vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore me shkurre, me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë të MZSH Selenicë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, situata paraqitet e përmirësuar në vatrat e tjera. Në Malin e Dajtit, reshjet e shiut izoluan vatrat dhe zona do të mbahet nën mbikëqyrje; gjatë ditës u angazhuan 38 forca operacionale bashkiake dhe 50 efektivë të FA-së.

Në Sarandë, zjarri në kurorën e qytetit është vënë nën kontroll pas një angazhimi të gjerë të MZSH-ve, Policisë, FNSH-së, forcave bashkiake dhe 1 helikopteri të FA-së, ndërsa zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.