☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 100.73 ▼2.46%
ARI 4,030 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,497 ▲ +0.33% ETH $2,333 ▲ +0.28% XRP $1.2905 ▼ -0.2% SOL $101.4800 ▲ +0.83%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.73 ▼2.46 % ARI 4,030 ▲0.55 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.73 ▼2.46 % ARI 4,030 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane

Kapiteni i Kepit të Gjelbër Ryan Mendes, është akuzuar për përdhunimin e një gruaje braziliane, e cila ishte punësuar si përkthyese gjatë një udhëtimi të ekipit kombëtar të futbollit në Zelandën e Re marsin e kaluar.

Gruaja e paidentifikuar tha se pas incidentit me 36-vjeçarin Mendes, i cili ka luajtur në të tre ndeshjet e ekipit në Kupën e Botës që është duke u zhvilluar, ajo iu drejtua të paktën tre zyrtarëve të autoriteteve të futbollit të Kepit të Gjelbër, të cilët, sipas Globo, nuk iu përgjigjën.

Hetimi po drejtohet nga policia e Zelandës së Re, e cila ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë nga një hotel në Auckland dhe po pret rezultatet e një hetimi mjeko-ligjor përpara se të vendosë nëse do të ngrejë akuza kundër Mendes.Në deklaratën e saj, braziliania tha se ishte punësuar nga ekipi i futbollit të Kepit të Gjelbër për ndeshjet e tyre të Serisë FIFA në Zelandën e Re dhe pas ndeshjes së parë kundër Kilit, ajo u ftua në një takim në njërën nga dhomat e hotelit të rezervuara për ekipin kombëtar të vendit afrikan.Megjithatë, kur e kuptoi se nuk ishte e nevojshme si përkthyese dhe se ishte një takim shoqëror, ajo tha se u kthye në dhomën e saj. Megjithatë, pak më vonë, ajo përshkroi se dëgjoi trokitje në derë dhe kur e hapi, Mendes hyri në dhomë, e kapi për fyti, e goditi me grusht dhe e kafshoi, përpara se ta përdhunonte.

Ajo thuhet se i dha policisë foto të lëndimeve në gojë, qafë, këmbë dhe brinjë.Mendes ende nuk i është përgjigjur ankesës, ndërsa FIFA lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se ishte në kontakt me autoritetet e Zelandës së Re dhe se i merrte çdo akuzë për sjellje të keqe “jashtëzakonisht seriozisht”. Megjithatë, deklarata tha se nuk mund të komentonte mbi akuzat e gruas ose të konfirmonte nëse ndonjë hetim ishte duke u zhvilluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.