Kronika
Skandali në Gjykatën e Gjirokastrës, thirret gjyqtarja Çibuku
Prokuroria për Krimet e Rënda ka thirrur gjyqtaren Blerta Çibuku për të dhënë shpjegime lidhur me audio-skandalin në Gjykatën Gjirokastër.
Blerta Çibuku është gjyqtarja që kishte në dorë çështjen e pronësisë mes gruas që denoncoi për afera seksuale kreun e gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi dhe ish-vjehrrës së saj.
Çibuku vendosi në favor të ish-vjehrrës, por Rudina.I 40 vjeçe do ta dërgonte dosjen në Gjykatën e Apelit.