🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.05 ▼1.68%
ARI 4,377 ▲1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,942 ▼ -1.38% ETH $2,404 ▼ -2.98% XRP $1.2905 ▼ -8.18% SOL $97.2800 ▼ -3.59%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.05 ▼1.68 % ARI 4,377 ▲1.02 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.05 ▼1.68 % ARI 4,377 ▲1.02 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Smith: Pas 20 qershorit 1999, incidentet nuk mund të cilësohen si krime lufte

Kryetari i trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Charles L. Smith III ka paraqitur konstatimet e Panelit lidhur me elementet e aktakuzës dhe ekzistencën e konfliktit të armatosur si parakusht për cilësimin e veprave si krime lufte.

Smith ka deklaruar se trupi gjykues ka konstatuar se, të paktën nga fundi i marsit të vitit 1998 deri më 20 qershor 1999, në Kosovë është zhvilluar një konflikt i armatosur jo-ndërkombëtar ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave serbe.

Ai po ashtu tha se: “Trupi Gjykues arriti në konstatimin se incidentet mbi të cilat bazohen akzuat për krime lufte të cilat filluan pas 20 qershorit 1999 pra pas përfundimit të konfliktit të armatosur jo ndërkombëtarë midis UÇK-së dhe forcave serbe dhe pasi normat e së drejtës humanitare ndërkombëtare nuk zbatoheshin më për personat në fjalë nuk mund të cilësohen si krime lufte”.

“Konstatimi i trupit gjykues në lidhje me ngritjet e aktakuzës. Konflikti i armatosur si para kusht për krimet e luftës, trupi gjykues konstatoi se të paktën nga fundi i marsit 1998 e deri 20 qershor 1999 midis UÇK-së dhe forcave serbe (RSFJ) u zhvillua nëj konflikt i armatosur jo ndërkombëtarë…Ky konfikt u zhvillua në Kosovë…Trupi gjykues konstatoi se krimet u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar dhe kishin lidhje me të. Trupi gjykues konstatoi se viktimat ishin persona që gëzonin mbrojtje ligjore sipas standarteve në fuqi të së drejtës humanitare ndërkombëtare pasi ata nuk merrnin pjesë aktive në luftime në periudhën përkatëse. Trupi gjykues po ashtu është bindur se të katër të akzuzuarit ishin në dijeni të rrethanave që vërtetojnë ekzistencën e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtarë lidhje me të dhe statusin e viktimave. Në vijim të këtij konstatimi Trupi Gjykues arriti në konstatimin se incidentet mbi të cilat bazohen akzuat për krime lufte të cilat filluan pas 20 qershorit 1999 pra pas përfundimit të konfliktit të armatosur jo ndërkombëtarë midis UÇK-së dhe forcave serbe dhe pasi normat e së drejtës humanitare ndërkombëtare nuk zbatoheshin më për personat në fjalë nuk mund të cilësohen si krime lufte. Rrjedhimisht Trupi Gjykues konstatoi se nuk përmbushen kriteret e përgjithshme të nenit 14 të ligjit në lidhje me këto krime”, ka thënë Smith, përcjell Telegrafi.

Edili Project mbështet këtë mbulim special nga Haga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.