☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Sot, Dita Botërore Humanitare

19 gushti shënon Ditën Botërore Humanitare, një ditë kushtuar nderimit të punonjësve humanitarë dhe solidaritetit me njerëzit e prekur nga krizat në mbarë botën.

“Në situata ku jetët janë në rrezik, njerëzit që angazhohen për të ndihmuar nuk duhet të jenë kurrë objektiv i dhunës”, thotë OKB.

Megjithatë, punonjësit humanitarë vijojnë të vriten, plagosen, rrëmbehen, ndalohen dhe pengohen gjatë përmbushjes së misionit të tyre. Shumica e tyre janë staf vendas, që ofrojnë ndihmë për komunitetet e tyre.

Sipas së drejtës ndërkombëtare, civilët, përfshirë punonjësit humanitarë dhe personelin mjekësor, duhet të respektohen dhe të mbrohen. Palët në konfliktet e armatosura kanë detyrimin të lejojnë dhe lehtësojnë ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit në nevojë, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Sulmet ndaj personelit humanitar kanë pasoja që shkojnë përtej individëve të prekur drejtpërdrejt. Ato ndërpresin shpërndarjen e ushqimeve, shërbimet shëndetësore, mbrojtjen dhe ndihmën e tjera jetike, duke i lënë komunitetet e prekura me edhe më pak mundësi për të mbijetuar dhe për t’u rimëkëmbur.

Dita Botërore Humanitare është një kujtesë se mbrojtja e atyre që ndihmojnë është thelbësore për mbrojtjen e vetë komuniteteve që përballen me luftëra, fatkeqësi dhe kriza humanitare.

Sipas të dhënave të OKB-së, deri në maj 2026, më shumë se 252 milionë njerëz kishin nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.